Si të kontribuoj

Kontribuesit tek Vector.me në përgjithësi bien në një ose disa nga 5 kategoritë:

Fjalëzimi i skedave të vektorëve

Fjalëzat janë fjalë përshkruese të ndërlidhura me llojet e caktuara të skedave të vektorëve. Sistemi ynë i kërkimit përputhë fjalëzat me frazat tuaja të kërkimit për të gjetur vektorët që ju dëshironi. Pra, me fjalëza më të sakta dhe më komplete, kërkimi juaj do të jetë më i saktë dhe më efektiv.

Sugjero karakteristikat e reja ose raporto çrregullime

Është shërbim i ri kështu që disa karakteristika që u nevojiten mund të mungojnë. Në këso raste, ju lutemi na sugjeroni karakteristika të reja. Nëse ndesheni me ndonjë të metë (bug) gjat shfrytëzimit të faqes, na njoftoni menjëherë duke shfrytëzuar formën e raportimeve

Ngarko skeda të reja vektorësh

Sa herë që ndesheni me burime të mira të vektorëve në ueb, na i dërgoni neve. Nëse jeni projektues vektorësh, ngarkoni punimet tuaja që të mund të njohin punën tuaj të tjerët si dhe të përfitojnë projektuesit tjerë siç përfitoni ju nga të tjerët.

Përkthe Projektet tek Vecotr-us

Nëse ke gjuhë amëtare të ndryshme nga anglishtja dhe ke përvojë në përkthimin e ueb aplikacioneve, na duhet ndihma juaj. Vector.me është i përkthyeshëm në 35 gjuhë. Nëse jeni të interesuar të e bëni më të afërt për përdoruesit në vendin tuaj, ju lutemi shkruani një porosi tek translate@vector.me

Na ndihmoni të shpërndajmë fjalën

Nëse keni ueb faqe, e vlerësojmë vendosjen e lidhjes së vector.me me faqen tuaj. Ju lutemi klikoni këtu për të shfrytëzuar foton.

Nëse keni blog, të shkruarit e një artikulli rreth nesh është mënyra më e mirë për të njoftuar të tjerët rreth vector.me.

Ju jeni gjithashtu i vlerësuar nëse cicëroni për ne në Twitter, na pëlqeni në Facebook ose i rekomandoni vector.me të gjithë projektuesve që njeh.